• |
ide | kryesore

E shohin drejt Madridit, Lautaro vendos për merkaton: “Qendroj te Inter? Po, po, po: kam shumë dëshirë”

-Instant, Sport



Ishte sezoni i tij më produktiv, i mbyllur në rritje. Lautaro ndihet mirë te Inter, ka rinovuar lidhjen e tij me klubin zikaltër, nuk ka asgjë tjetër në mendje. Kësaj i shtohet edhe mundësia e një rikthimi të Lukakut dhe ardhja e mundshme e Dybala: kështu, Toro pret vetëm të kthehet për të luftuar për kampionatin e humbur. E megjithatë, ka shumë zëra për të ardhmen e tij, thashetheme që e evidentojnë si një sakrificë në altarin e vështirësive financiare të Suning. Zëra që klubi deri më tani i ka cilësuar gjithmonë si iluzione dhe që Lautaro nga ana e tij ka dashur t’i komentojë pas ndeshjes Itali-Argjentinë, me një qëndrim të vendosur: “Nëse do të qëndroj te Inter? Po, po, po, me të vërtetë dua të qëndroj te Inter. Për momentin, mua nuk më është komunikuar asgjë dhe dua të vazhdoj me Interin”.

Asgjë nuk i është komunikuar thjesht sepse Interi nuk ka çfarë të komunikojë. Klubi nuk ka ndërmend të shesë Lautaron dhe është tjetër gjë të dëgjojë çdo kërkesë që mund të arrijë (ashtu si çdo klub tjetër italian kur përballet me ndonjë ofertë të rëndësishme për lojtarin e tij). Por ende asnjë ofertë nuk ka mbërritur dhe vetëm një me shifra monstruoze mund të ndryshojë planet e Interit. Por kjo është një histori tjetër. Lautaro dëshiron Interin dhe Interi Lautaron. Sot ky është realiteti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *