• |
ide | kryesore

Edhe Suedia i dërgon Ukrainës sisteme raketore

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, tashmë Suedia do të dërgojë sisteme raketore në Ukrainë. Sipas BBC, Suedia ka miratuar një paketë me vlerë 102 milionë dollarë, ku përfshihen dhe raketat kundër anijeve luftarake.

Deri më tani, Suedia ka dërguar 5000 njësi antitankë, raketa Robot 17 si dhe armatime të tjera të kalibrave të ndryshme.

Danimarka tashmë ka dërguar raketa anti-anije Harpoon në Ukrainë, e cila po forcon mbrojtjen e Odesës, një port jetik. Rusia pushtoi portin e Mariupolit – tashmë i rrënuar – pas muajsh luftimesh të ashpra.

Pushtimi i Rusisë e shtyu Suedinë të thyente një politikë neutraliteti që daton prej dekadash – më parë Suedia nuk u dërgonte armë kombeve në luftë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *