• |
ide | kryesore

Greqia ndalon ndërprerjen e energjisë elektrike për familjet që nuk kanë paguar faturat

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria greke ka vendosur të mos ndërpresë energjinë elektrike për konsumatorët që nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike.

Shteti fqinj ka menduar t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve që kanë probleme ekonomike si pasojë e rritje së menjëhershme të çmimeve nga lufta në Ukrainë.

Ligji është i përkohshëm dhe përfshin konsumatorët që marrin ndihmë ekonomike, të moshuarit mbi 70 vjeç, me kusht që të mos jetojnë me persona të tjerë poshtë moshës 70 vjeç, konsumatorët që marrin pension invalidi, si edhe familjet që jetojnë në zona të thella.

Ky vendim është i vlefshëm deri më 6 korrik, me kusht që të mos kërkohet shtyrje e mëtejshme e afatit për likuidimin e faturave të energjisë elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *