• |
ide | kryesore

Kevin Spacey reagon ndaj katër akuzave për sulm seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Spacey ka reaguar ndaj katër akuzave për sulm seksual në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë për Good Morning America, aktori tha se ai do të paraqitet vullnetarisht në gjykatë.

“Unë e vlerësoj shumë deklaratën e Prokurorisë së Kurorës në të cilën ata i kujtuan me kujdes mediave dhe publikut se kam të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Ndërsa jam i zhgënjyer me vendimin e tyre për të ecur përpara, do të paraqitem vullnetarisht në MB dhe të mbrohem kundër këtyre akuzave, të cilat kam besim se do të provojnë pafajësinë time”tha Spacey.

Të enjten, Shërbimet e Mbrojtjes së Kurorës Britanike (CPS) njoftuan akuzat zyrtare kundër aktorit fitues të Oskarit.
“CPS ka autorizuar akuza penale kundër Kevin Spacey, 62 vjeç, për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave,” tha Rosemary Ainslie, Shefja e Divizionit Special të Krimit të CPS.

” Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës kujton të gjithë të interesuarit se procedimi penal kundër zotit Spacey është aktivë dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë”, shtoi Ainslie.

Akuzat e Spacey u renditën si sulm seksual për dy incidente që dyshohet se ndodhën në Londër në mars 2005 dhe dy të tjerat në gusht 2008 dhe në prill 2013./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *