• |
ide | kryesore

Me shokët e lagjes një ndeshje në Camp Nou, Barcelona e jep me qera: ja sa kushton e si funksionon

-Instant, Sport



Dëshironi të luani një ndeshje me miqtë në Camp Nou? Nga sot është e mundur. Barcelona do t’i lejojë tifozët të marrin me qera fushën për një ndeshje 60 minutëshe. Tifozët do të kenë akses në dhomat e zhveshjes, do të kenë gjyqtarë në dispozicion dhe do të mund të dalin nga tuneli si lojtarë të vërtetë profesionistë. Kështu, disa tifozë me fat do të ndjekin gjurmët e Lionel Messit, Xavi, Johan Cruyff, Romario dhe të mëdhenjve të tjerë të Barçës, duke dalë në fushë për një ndeshje në Camp Nou.

Në fakt, Barcelona ofron një përvojë të quajtur “Be a player” për t’i lejuar tifozët të luajnë në Camp Nou me miqtë. Një mënyrë e re për t’u ndjerë si një yll blaugrana, të paktën për një ditë. Të shënosh një gol në stadiumin më të madh në Evropë nuk ka cmim për profesionistët, por tani edhe tifozët mund të shijojnë përvojën për 300 euro për person. Si nëse duan të hyjnë vetëm ose të luajnë së bashku me miqtë, tifozët mund të aplikojnë në faqen e internetit të klubit. Më pas kërkesat do të përpunohen dhe do të organizohen në ekipe.

Lojtarët do të mund të dalin nga tuneli, ashtu si lojtarët e tyre të preferuar, të bëjnë nxemjen për 15 minuta dhe të ndërrohen në dhomat e famshme të zhveshjes së stadiumit. Jo vetëm kaq, ata do të kenë në dispozicion edhe trajnerë që do t’i drejtojnë gjatë ndeshjes dhe gjyqtarë. Eksperienca “Bëhu lojtar” është planifikuar për në qershor dhe ka vende të kufizuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *