• |
ide | kryesore

Nis ceremonia e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë nisur homazhet në nderim të ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani. Ceremonia ka nisur në orën 10:00 dhe përfundon në ora 12:00 ditën e sotme. I pari në ceremoni mortore ishte presidenti aktual i vendit, Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta. Prezent në homazhe ka qenë edhe krytari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Po ashtu, e pranishme ishte dhe ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila përqafoi bashkëshorten e Nishanit, duke i dhënë kurajo për dhimbjen e madhe.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim Nishanit, i cili u nda nga jeta më 28 maj në Gjermani. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *