• |
ide | kryesore

Sarandë/ Vodhi portën e spitalit, arrestohet 29-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje.

Policia sqaron se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar, Dh.T, banues në lagjen nr.1, Sarandë.

Ai u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *