• |
ide | kryesore

Tjetër masakër në SHBA, të paktën 4 të vrarë në një spital në Oklahoma

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një spital në Tulsa në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas BBC, autori ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë. Ndërkohë policia bën me dije se mes viktimave është dhe autori i krimit i cili pas ngjarjes dyshohet se qëlloi veten. Oficerët mbërritën në vendngjarje në Spitalin St Francis në tre minuta, duke parandaluar që numri i viktimave të ishte më i lartë. Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: “Tani për tani kemi katër civilë të cilët kanë humbur jetën. Po ashtu edhe autori ka ndërruar jetë”. Autori, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri, të cilat besohet se ia ka shkaktuar vetes.

Gjithashtu janë konfirmuar shumë persona të tjerë të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *