• |
ide | kryesore

Tottenham prezanton Perisic: “Mezi pres të luaj me Conte, mendon për futbollin edhe kur fle”

-Instant, Sport



Pas lamtumirës nga Inter dhe nënshkrimi me Tottenham, Ivan Perisic është gati për aventurën e tij në Premier League. “Që në kontaktet e para me klubin i thashë drejtorit sportiv dhe Antonio Contes se doja të vija te Tottenham – shpjegoi ai –. Që nga viti 2009 kam qenë pranë transferimit në një klub të Premier disa herë dhe më në fund ka ardhur koha. Mezi pres të luaj”.

“Do të punoj fort – premtoi Perisic -. Më pëlqen të punoj shumë për ekipin sepse kjo është mënyra e vetme për të fituar trofe të rëndësishëm”. “Unë mund të luaj në role të ndryshme në sistemin në të cilin luan Tottenham,” vazhdoi ai. “Gjithashtu do të sjell edhe shumë përvojë. Kam luajtur për shumë klube të mëdha dhe, siç thashë, mezi pres të filloj të luaj. të stërvitem dhe të jap maksimumin”.

Te Tottenham Perisic do të rigjejë Antonio Conten. “Është privilegj të punoj sërish me një trajner si ai. Kemi bërë mirë te Inter, kemi fituar kampionatin pas 10 apo 11 vitesh, ishte një vit perfekt – shtoi ai –. Jam shumë i lumtur që e shoh sërish. Mendoj se së bashku do të bëjmë mirë edhe këtu në Angli. Ai e jeton futbollin çdo minutë, çdo orë, çdo ditë – vazhdoi sulmuesi i ri i Spurs – Edhe kur fle ai mendon për futbollin!”. “Ai është i pasionuar dhe gjithmonë dëshiron të fitojë – shtoi ai, duke folur sërish për Conte -. Më pëlqen karakteri i tij dhe e di që do të bëjmë një punë të shkëlqyer këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *