• |
ide | kryesore

Yarmolenko, mesazh botës e Rusisë: “Botërori dhuratë për çdo ukrainas, do ta fitojmë këtë luftë”

-Instant, Sport



Të luash futboll me mendimin fiks për atë që po ndodh në shtëpi, ku familja dhe të dashurit rrezikojnë jetën në një konflikt. Situata e kombëtares së Ukrainës nuk është aspak e thjeshtë, por kombëtarja e drejtuar nga Oleksandr Petrakov po përpiqet sa mundet të fokusohet në fushë për një sukses të jashtëzakonshëm: kualifikimin në Kupën e Botës. Ndeshjet play-off, ku Ukraina ishte kualifikuar para shpërthimit të konfliktit, janë shtyrë për në qershor dhe në ndeshjen e parë, atë ndaj Skocisë, ka ardhur fitorja 1-3. Tashmë mungon sfida e dytë, ajo me Uellsin, që vlen një vend në Katar, në grup me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Por ajo që ndodh në shtëpi mbetet në mendjen e të gjithë futbollistëve ukrainas.

Këtë e konfirmon një prej yjeve të kombëtares, Andriy Yarmolenko. Mesfushori i lindur në vitin 1989 shënoi një nga golat që i dhanë mundësinë Ukrainës të mposhtte Skocinë dhe në fund të ndeshjes ai foli si për ndeshjen ashtu edhe për situatën në vend. Deklaratat e tij sociale, të raportuara nga ANSA, tregojnë se sa shumë do të thotë mundësia për të fluturuar në Kupën e Botës si për lojtarët, ashtu edhe për një komb që ka absolutisht nevojë për pak gëzim në një situatë shumë të ndërlikuar… “Faleminderit për mbështetjen tuaj! Faleminderit që besuat tek ne! Ne ia kushtojmë këtë fitore popullit ukrainas, çdo luftëtari që aktualisht mbron vendin tonë. Ne me siguri do ta fitojmë këtë luftë”.

E ndërsa lufta po zhvillohet në shtëpi, kombëtarja po luan patjetër pjesën e saj, duke arritur në një finale që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë Ukrainës. “5 qershor. Momenti vendimtar. Ne duam t’i bëjmë çdo ukrainasi një dhuratë. Do të japim gjithcka nga forcat tona. Lavdi Ukrainës!”. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe Uellsi i Bale do të bëjë gjithçka për të marrë biletën për në Katar, por sigurisht që mbështetja për Yarmolenkon dhe shokët e tij vjen nga e gjithë bota, madje edhe nga kundërshtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *