• |
ide | kryesore

Zjarr në Rrogozhinë, digjen dhjetra hektarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:30 ditën e sotme në hyrje të Rrogozhinës.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe është përhapur me shpejtësi..

Në vendngjarje mësohet se është një mjet I policisë së zjarrfikëses dhe punonjës të bashkisë së qytetit të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Mësohet se për shkak të bimësisë së thatë, flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa nuk dihen kush ishin zjarrvënësit.

Sipas përgjegjësit të zjarrfikëses në Rrogozhinë mendohet se zjarri është vënë aksidentalisht, pasi dikush ka dashur të pastrojë barishtet anës kanalit në rrugën hyrëse të qytetit, por për shkak të erës flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në të gjithë kodrën.

Si pasojë Janë djegur dhjetëra hektarë tokë djerrë me bar të thatë dhe shkurre të ulëta si dhe ka shkaktuar dëme të vogla në parcela me ullishte në zonën e goses aty ku i shfaq si vatër zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *