• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur, nënë për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Mandy Moore zbuloi së fundmi se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Pvrmes rrjetit të saj social,Instagram, aktorja tregoi se është në pritje të një djali të dytë me bashkëshortin Taylor Goldsmith.

“Një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm i jetës sime sapo përfundoi,” shkroi aktorja në Instagram, duke iu referuar finales së majit të emisionit NBC pas gjashtë sezonesh.

“E ardhmja, si nënë e dy fëmijëve, do të fillojë… dhe jemi kaq thellësisht mirënjohës dhe të emocionuar,” vazhdoi të shkruante Moore. “Baby Boy Goldsmith #2 vjen këtë vjeshtë! Turneu do të jetë pak më ndryshe nga sa prisja, por nuk mund të pres.”

Aktorja postoi një foto të saj dhe djalit të tyre ,me një këmishë të “Big Brother”, duke e quajtur atë si “vëllain më të mirë” të ardhshëm.

Mady ka folur shpesh me ndjekësit e saj për ngritjet dhe uljet e prindërimit.

“Ndonjëherë kam pritshmëri jorealiste për atë që duhet të jem në gjendje të bëj dhe po përpiqem të mos e mbaj me vete në amësi,” u tha ajo fansave të saj në korrik 2021. “Unë thjesht nuk e dija që shqetësimet, frika, ndjenja e përgjegjësisë  është aq e pranishme  pasi të bëheni nënë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *