• |
ide | kryesore

Berisha thirrje anëtarëve të bordeve për çmimet: Jepni dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë të përjavshme për mediat, ka bërë thirrje që anëtarët e bordet për vendosjen e çmimeve të japin dorëheqjen, për shkak se veprimtaria e tyre është antikushtetuese. Berisha, ka folur për rritje e çmimit të naftës, që nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës është shtuar me 2.48 lekë/litri.

Teksa bëri një krahasim me vendet e rajonit, Berisha tha se një çmim i tillë nuk ekziston askund në botë.

“Mjafton t’iu rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 1.85 lekë, këtu 2.48, pra 250 lekë në Shqipëri. Cmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në xhisikun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet për të plaçkitur qytetarët e vet.

Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Ju keni lexuar se këto ditë organet më prestigjioze të kujdesit për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm. Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Aty vetëm paguajnë. Çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë. Menjëherë kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë të mos shndërrohen vegël antikushtetuese e një qeverie, e cila është shndërruar e njohur si organizatë kriminale”-tha Berisha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *