• |
ide | kryesore

Dua Lipa fotografohet shumë pranë drejtuesit të firmës Valentino

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, ajo ndodhet në turin e koncerteve “Future Nostalgia”. Dua ka qenë në Itali ku ka performuar por është parë në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.
Dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri tjetrin.
Yigit Turhan dhe Dua Lipa janë parë pranë pishinës së hotelit ku po qëndron këngëtarja e njohur.

Mirëpo, së fundmi janë ngritur dyshime se Dua mund të jenë në një romancë me Yigit Turhan.
Kujtojmë që këngëtarja u nda nga Anwar Hadid në fund të vitit që lamë pas.
Nga ana tjetër, një incident i ndodhi Dua-s në Milano pak ditë më parë, ku u rrëzua në skenë.
Por ajo u ngrit menjëherë duke vijuar me performancën. Së fundmi, ajo publikoi videon në Instastory ku tregonte momentin kur u rrëzua në skenë. Në video, Dua shkruan: “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”- duke mos fshehur aspak dhe humorin.

Jo vetëm kaq por ajo ka treguar se pas rrëzimit, gjuri i saj është nxirë.
“Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruante ajo në foton e publikuar në Instastory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *