• |
ide | kryesore

Me karrierë të gjatë në ushtri, kush është Bajram Begaj, kandidati për President i Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në raundin e katërt do të kemi një kandidat për President të Republikës së Shqipërisë, dhe ai është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , Bajram Begaj.

Begaj mesa duket do të jetë Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, tashmë pritet vetëm votimin në Kuvend që do të bëhet ditën e shtunë në orën 18:00.

Kujtojmë që në raundin e katërt nevojiten vetëm 71 vota.

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *