• |
ide | kryesore

Murrizi thirrje Berishës: Hapni partinë, s’fitohet vota me Whatsapp

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Myslim Murrizi ka qenë kritikë me Sali Berishën në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar. Teksa mori fjalën ai tha se në Kryesinë e re të PD janë njerëz të Lulzim Bashës, por kanë mbetur jashtë cuditërisht të votuar si Bardh Spahia që fitoi Bashkinë Shkodër.

Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet Whatsapp jemi të pabesueshëm para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet Whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar… Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. Nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar i Kryesisë pa votues”, tha Murrizi.



3 Comments

  1. Murrizi ky opozitar i madh!
    Gati i vetëm i bënte opozitë qeverisë në parlament. Ajo kohë kaloi dhe murrizi ose gjembi, tani i ngelur pa post, bën opozitë edhe në opozitë.

  2. Murrizi,jozefina rudina që u shpërndanë nëpër partina nuk i duhen me partisë demokratike u pa nga sa vota morën në zgjedhje.
    Shikoni zgjidhni edhe ndonjë fëmijë të atyre që hëngrën helem me grushta buzë lanës.
    Ina Zhupa para Ivi Kasos ,Spahos etj
    Doktorri gjithmone kështu e ka ngrene
    Nga këta lloj që e lëvizin b a dhe ketej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *