• |
ide | kryesore

Rezultatet/ Noka sekretar i Përgjithshëm i PD, Boçi dhe Bylykbashi nënkryetarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Flamur Noka do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai ka mundur me një diferencë të madhe votash ish sekretarin e pergjithshem të kësaj force politike, Arben Ristanin.

Noka mori 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Ristani. 

Në garën për nënkryetarët e partisë, fitues rezultojnë Luciano Boci (123 vota) dhe Oerd Bylykbashi (107 vota) përballë Belind Këlliçit (92 vota) dhe Agron Shehajt (73 vota).

SEKRETARET

Sekretar për Ceshtjet Zgjedhore – Ivi Kaso

Sekretar për Pushtetin Vendor – Ylli Asllani

Sekretar për të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj

Sekretar për Burimet Njerezore – Ervin Minarolli

Sekretar për Integrimin Europian – Edmond Spaho

Sekretar per te perndjekurit Politike – Lorenc Luka

Sekretar per Emigracionin dhe Diasporen – Indrit Hoxha

Sekretar per Organizatat partnere – Megi Balliu

Sekretar per transparencen – Ledina Mandia

Sekretar per Marredheniet me Publikun – Jola Hysa

Komisioni i Apelimit (Gjykata e Partise) – Adriana Kalaja



12 Comments

  1. Mjafton Mul Noka, Luciano dhe Oerdi .. me ne fund burra ne PD se ja u shpifet njerezve me Gaz Peden dhe ate gruarin qe gatuante! Gjithsesi Sala te shohe mundesine qe partia t’i pasohet Agron Shehaj si kryetar ne te ardhmen, ju duhet shume si per nga vetepermbajtja dhe europianizmi si karakter jo bullizues por argumentues i qete!

  2. Po si ka mundesi me, si ka mundesi?
    Ne ’90, PD ishta avangarda e shoqerise shqiptare. Studente, minatore, mesues e inxhinjere…. te gjithe e donin Shqiperine si gjitha Europa.
    Del nje sekretar partije shkerdhat, nje malok i pafytytre dhe i fut brylat gjithe elites qytetare. Po i njejti malok mbas 30 vjetesh prap ne krye te partise. 30 vjet!!!! E Hoxha ndejti nja 40 me duket. Dhe po si Hoxha zgjedh rreth vetes ato mongoloided e tipit “yes sir”

  3. Zgjedhje allaberisha, humbet Belindi i votuari i madh po nga ky forum, po cfare ndodhi ne kaq paak kohe. Sic duket Trampi nuk e ka dhene pelqimim per Kerricin e Berishes dhe ky ka orientuar voten tek Boci dhe Bylykbashi. Rrofte vota e lire poshte vota kunder vullnetit te lexhendes. Estrade me trapiste dimbabiste.

  4. Belindi me Gonin kan icik sjellje te huaja, jan icik europian. Smund te fitojn ne partin fashisto konservatore dhe personale te familjes. Si dihet. Mul zari qe ka treguar qe mund te jet nje qen besnik e te sulet sa here pronari i thot ssss, u shperblye per besnikerin e tij. Tani drejt fitores se madhe, drejt mposhtjes perfundimtare te imperializmit.

  5. Me ne fund po hapet dhe PD .
    Erdhi dhe gjaku i ri ne PD , Flamur Noka , nje nga njerzit me te zgjuar dhe mendjehapur i PDs me ne fund u zjgodh nenkryetar.
    Bravo PD, lart e me lart ju pafshim.

  6. Koha e besnikëve/ Noka zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Bylykbashi me Boçin bëhen zëvendësat e Berishës. Foltorja zgjodhi kryesine se partine e ka tjeter kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *