• |
ide | kryesore

Treni del jashtë shinave në Gjermani, tre të vdekur dhe shumë të plagosur

-Instant, Planet



Tre persona person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë kur një tren doli nga shinat në Gjermani jugore. Media gjermane Bild raporton se aksidenti ka ndodhur në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet pranë kufirit me Austrinë.  Përveç shërbimit zjarrfikës në operacionin e shpëtimit janë përfshirë gjithashtu dhe tre helikopter nga Tiroli, Austri.

Sipas medias gjermane treni ka dalë nga shinat, duke bërë që vagonat e mbushur me pasagjerë të rrëzohen në anë të hekurudhës. Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe sa pasagjerë ndodheshin në vagonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *