• |
ide | kryesore

E pazakontë/ Dy vëllezër në gjendje të dehur shkatërrojnë komisariatin e policisë në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme



Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 shtetasi Arsen Muço në gjendje të dehur ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit të cilit po patrullonin në atë zonë.

Në momentin kur ai po merrej me forcë nga punonjësit e Policisë për ta shoqëruar në Komisariat ai i kundërshton ata me dhunë dhe nuk iu bindet urdhërit të tyre.

Më pas para ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij Erton Muço i cili dhe ai në gjendje të dehur.

Të dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, orendi si tavolina dhe karrige në dhomat e tyre të shoqërimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *