• |
ide | kryesore

Emerson i shpëton i paprekur 29 plumbave: mbrojtësi i Tottenham viktimë e një grabitje me armë

-Instant, Sport



Mbrojtësi i Tottenham Emerson Royal doli i padëmtuar nga një grabitje dhe shkëmbim zjarri në Brazil në orët e para të mëngjesit të së premtes. Sipas O Liberal, mbrojtësi brazilian 23-vjeçar sapo kishte dalë nga një klub nate në qytetin e tij të lindjes në Sao Paulo rreth orës 3 të mëngjesit dhe po bënte foto me një oficer policie jashtë detyrës, kur një individ i drejtoi armën dhe e urdhëroi të dorëzojë sendet e tij personale. Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, oficeri i policisë nxorri armën e tij të shërbimit dhe hapi zjarr ndaj hajdutit, me Royal i cili arriti të shpëtonte i padëmtuar. Në drejtim të agresorit u qëllua 29 herë, me një plumb që e goditi në shpinë. Sipas portalit UOL, krimineli u dërgua në një spital aty pranë dhe u operua mëngjesin e së premtes për të hequr plumbin. Futbollisti u drejtua menjëherë në komisariatin lokal, bashkë me të atin dhe menaxherin e tij për të bërë denoncimin.

Emerson kishte dalë për të festuar me familjen dhe miqtë e tij në klubin e natës Neë Trips, i vendosur në Paulista Avenue, një nga rrugët më të gjata që kalon në qendër të qytetit São Paulo. Ngjarjen e tmerrshme e ka treguar babai i futbollistit. “Isha duke festuar dhe ndërsa po largohesha, ndodhi e gjithë kjo, ishte shumë e shëmtuar – tha ai për Globo Esporte – Një skenë vërtet e tmerrshme. Nuk ia uroj askujt”. Më pas ai shpjegoi edhe dinamikën e fakteve: “Kur kuptoi se kishte një grabitje dhe se krimineli po i drejtonte armën Emerson, në momentin kur u shpërqendrua, polici filloi të shkëmbejë të shtëna me të. Ishin rreth pesë-gjashtë veta. Të gjithë ikën duke vrapuar për tu shmangur, se nuk e dinin nga vinin të shtënat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *