• |
ide | kryesore

Fluksi i pushuesve nga Kosova, vërshojnë gjobat në ‘Rrugën e Kombit’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit: 100 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, 331 masa administrative po për shpejtësi, por pa sanksion plotësues (pezullim i lejes së drejtimit), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara. Shkeljet janë evidentuar nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se parandalimi i aksidenteve rrugore është në fokus të punës së kësaj njësie. Në zbatim edhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të punës së Policisë Rrugore, në Rrugën e Kombit janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet, duke përdorur radarë automatikë, makinën inteligjente, patrulla të lëvizshme me makina të paloguara dhe të pajisura me kamera e aparate fotografike, për të dokumentuar shkeljet që konstatohen.

Gjatë fundjavës evidentohet një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara.

Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosoava për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.



6 Comments

  1. Meqe nuk eshte hera e pare por te pakten hera e 4tte ne keto jave qe lexoj lajme te ngjashme ne keto 2 jave, bej pyetjen, pse vetem ne kete rruge? Si hakmarrje ndaj atyre “kosovareve malok” qe shajne Ramen, apo thjeshte per t’i mjel pak? (nderkohe nqs e shkelin ligjin/shpejtesine, t;i denoje edhe dyfish se po i mbroj,por kam dyshime mos valle edhe ky rigorizitet i policie, pobehet vetem ne ate rruge, ashtu sic edhe taksa e vetme rraciste ne bote, behet eshtevendosur vetem ne ate rruge

    1. meqenese nga shpejtesia paskam bere gabime qe pastaj i japin kuptim te kudnert e asaj qe dua te them, po e shkruaj prape. Nuk po mbroj asnje shqiptar Kosove, qe shkel ligjin dhe tejkalon shpejtesine, dhe bile ata duhet te jene 2 here me te kujdesshem daj ligjit kur jane jashte Kosoves, por kam dyshime qe policet jane urdheru qe te jene me disiplinor ndaj ligjit,pikerisht ne kete rruge,(se nuki mjafton vetem trau dhe taksa rraciste). Se a thjeshte per te marre ca gjoba me shume(se i duhen leke), apo si forme hakmarrje ndaj kritikuesve te Open Ballkan, ate se di. Ndoshta asnjera as tjetra, por dyshime kam. sepse po behen vetem ne ate rruge, dhe pak si shpesh 4 here brenda dy javesh

  2. Tash e kuptuan shqiptarët e R Kosovës se çfar deri është Ramë kafsha prandaj duhet shpallur Non Grata për hyrjen në Kosovë

  3. Na keni care karin me cdo ndeshkim qe behet, duhet te jete politike, kurse kur behen ne vende te tjera, ku gjobat jane sa vete habitesh nga shuma qe te bejne nuk ka gje, thyerha e regullores eshte gjobe, qofte shqiptare i Kosoves apo i Shqiperise, i huaj apo vendas, ne cdo segment ku ecin,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *