• |
ide | kryesore

Kanabis në gota uji në Përmet, arrestohet 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kaludh të Përmetit, policia ka gjetur kanabis të mbjella në gota uji plastike. Gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, në shtëpinë e K. P., kanë gjetur mbjellë në 30 gota plastike, fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan. Po aty, policia arrestoi K. P., 29 vjeç dhe dosja e tij iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plote

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *