• |
ide | kryesore

Kinë/ Në Shanghai akoma 2 milion banorë në lockdown

-Instant, Lajme, Planet



Lagje të shumta të Shanghait në Kinë janë akoma në lockdown pavarësisht lehtësimit të masave anticovid në të gjithë qytetin, që prej të mërkurës. Lajmin e bëjnë me dije autoritetet, sipas asaj që raporton CNN.

Të mërkurën në fakt ishin pothuajse 2 milion banorë nga 26 milion që ka qyteti, akoma të bllokuar në shtëpi, në lagjet e cilësuara me ‘risk të lartë’, në qytet.

Situata u përkeqësua të enjten, kur u zbuluan shtatë raste të reja me koronavirus në zonën e Jing’an dhe Pudong dhe në katër lagje të tjera të cilësuar me ‘risk të ulët’ ku banorët u mbyllën edhe për 14 ditë. Lockdown i përgjithshëm në qytet u ndërpre dy muaj më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *