• |
ide | kryesore

Mes gabimeve e korigjimeve me VAR, Jareci vlerëson arbitrat: “Vonesa në vendime, por ishte sezoni i parë”

-Instant, Sport



Një sezon i gjatë i futbollit, uli siparin me finalen e Kupës së Shqipërisë dhe festën e Vllaznisë bashke me performancën pozitive të Juxhin Xhajës, që në një farë mënyrë përligj vlerësimin që Shefi i sektorit të garave, Sokol Jareci, ka për arbitrat shqiptarë, në një sezon të paprecedentë. Sigurisht që gabime ka patur, thirrja e korigjimet me VAR nuk kanë munguar. Madje ka ptur edhe kontestime e pakënaqësi për vonesën në vendmmarrje, por duke patur parasysh se flitet për debutimin e teknologjisë në kampionatin tonë, atëherë gota është gjysëm plot: “Duhet të kemi parasys se si sezon i parë gjërat kanë kaluar pritshmërinë tonë – shpjegoi Jareci pwr RTSH Sport-. Është ndërhyrë vetëm në aksione të rëndësishme e jo raste të panevojshme, por është e vërtetë se në shumë raste është dashur një kohë e gjatë për të marrë një vendim. Kjo është dicka që ne e kemi për detyrë ta rregullojmë sa më shpejt në sezonin e ri”

Si për të konfirmuar fjalët e thëna nga Jareci, edhe nga FIFA ka ardhur vlerësimi jo përmes fjalëve por me numër ndeshjesh për Enea Jorgjin, Juxhin Xhajën e Eldorjan Hamitajn, emrat përfaqësues shqiptarë të arbitrimit ndërkombëtar. Ndërkohë, në fund të vitit do të bëhen konfirmimet e stemave të FIFA-s, që do të propozohen në tetor, ku shpresohet të rritet numri i arbitrave shqiptar në 4, me Latën një prej kandidatëve të fortë, edhe pse i takon institucionit që qeveris futbollin botëror të vendosë: “Ne tentojmë gjithë të rrisim numrin e arbitrave tonë ndërkombëtarë, por pas propozimeve tona i takon FIFA-s të vendosë. Edhe për këtë vit ne do të propozojmë edhe një arbitër të katërt, por duhet patur parasysh se numri 3 nuk është i vogël për një vend si Shqipëria”, përfundoi Jareci, duke shtuar se tashmë pritet përpunimi i shifrave të efektivitetit të VAR, për një panoramë më të saktë se sa herë ka ndërhyrë teknologjia dhe cili ka qenë rezultati në ndihmë të arbitrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *