• |
ide | kryesore

“Meta firmosi dekretin jashtë Shqipërisë”, Balla i përgjigjet Berishës: Firma në tokë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës se Meta ka shkelur Kushtetutën pasi ka firmosur një dekret jashtë vendit. Sipas Ballës, dekreti nga kreu i shtetit është firmosur në konsullatën shqiptare në Turqi, që konsiderohet tokë shqiptare.

Balla e ka cilësuar Sali Berishën si fantazmë, ndërsa për Grupin e PD tha se nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Sipas Ballës bojkoti është fyerje për çdo demokrat.

“Fantazmat kanë gjithmonë një problem me gjeografinë se lëvizin nëpër territore. Por të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare por turke, është si të thuash deti i Shqipërisë është e Greqisë. Apo si kjo Gjykata e Parisit të jetë amerikane. Është proces tërësisht kushtetues. Kuvendi sot ka pritur me seriozitet procedurën.” tha Balla.



2 Comments

  1. E shihni Ballen cfare krahasimi ben me detin e Shqiperise.Ku dhemb dhembi vete gjuha.Nuk do kaloje shume kohe qe kjo te ndodhe,bash per keto pune u zgjodh president.Dendias kishte te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *