• |
ide | kryesore

Meta merr vendimin nga Stambolli për Bajram Begajn (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar të firmosë lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur rrugë kështu kandidimit për të qenë gjenerali kreu i ri i shtetit.

Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj.

Hapi i radhës tashmë është mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që nis në orën 16:00 dhe do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozuan socialistët një ditë më parë.

Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend. Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Ilir Metës, që dorëzon detyrën në 24 korrik.



14 Comments

  1. Shum mire bëre president.. tani futju opozitës dhe mos lë gur pa lëvizur…. Po s’ja fute do të t’a fusin, këta nuk do t’a lënë me kaq punën tënde dhe të doktorit. Dhe mos harro bashkimi bën fuqi.

  2. Keto jane turpi i kombit, nga a-ja ne zh-e, Ai qe s’ka kohe dhe e zgjedh ne “hale” pa ligj, Ky qe shkon po pa ligj dhe me veprime po pa ligj dhe, Ai i fundit qe firmos ne “hale” ne tagrin presidencial….
    Çfare mund te presesh tjeter… 🤗

  3. Keto maskarenj po tallin trapin me shqiptaret … se me ambasadat e huaja jo e jo.
    I rëntë ka*ceri ishallah te gjithe ketyre.

  4. @ miri
    Mbrojtësi i kushtetutës firmos nga Stambolli
    Pa e pa fare kushtetutën që horrat duke i fut duart e kanë kthy në prostitute.
    Më vjen keq miri po opozita ka ik në drejtim të paditur,dhe pozita po tall burhan me 1.5 milion fukarenjte që kanë mbet në shqipëri.

  5. Ke të drejtë, po puna është se kush ka ngelur.
    Une po flas me ata copë copë që jan, ku s’ke pulën do hash sorren…

    Konkretisht ti çfar zgjidhje do ti japësh? Kujt do t’ja japësh ti votën tënde? Kush ka ngelur në Shqipëri që ja vlen?

    Me emra dhe rrugë konkrete të lutem.

    1. Miri me mire djepi bosh se shejtanet brenda
      Që të jemi të saktë këto parti janë 3 pjesët e bajges ppsh +sigurimso-spiunet.
      Unë edhe ti ngaqë s’ durojmë dot ps kemi votuar për keta .
      Të të them që do votoj për pd të gënjej
      Do votoja me kënaqësi po të mos kishin marrë murrizin ,xhozin,rudina,ina zhupa
      Do thuash ti pse
      Ata formuan parti të tjera 10 ditë para votimeve braktisën pd jo lul bashen
      Se në i dashur miri megjithëse pd nuk na ka pase në programet e veta për asgjë prap kemi votuar për ate .
      Megjithëse zbatuan parimin e xhefersonit
      Në shekullin XX pronat e shtetezuara i quajtën shtet dhe i ndanë me 7501 neve prap për ata votuam.Kurse keta qe kane qene ne krye të kupoles e tradhetuan pd dhe jane aq te pafytyre sa kthehen prap.
      Si të duket ty fiton ina zhupa për në kryesi dhe nuk fiton.Ivi kaso,Bardh Spahija?
      Po pse nuk zgjidhet ndonjë nga ata që hëngrën helm buzë lanës .
      Për çfarë opozite të flasim
      Është cope cope.
      Për mua zgjidhja do ishte një parti e djathtë se sado të këqinj të jenë kurrë nuk janë si keta,jane njerez qe e duan Vendin e vet
      Duan familjen duan pronën.e fituar me ndershmëri.Por kjo sbesoj.se është një gjë që bëhet kaq shpejt përderisa ndërkombëtarëve ju intereson.proçesi dhe jo.kush e drejton.ate .Ju interesojnë njerëzit që shiten e blihen e shantazhohen.
      Kështu që unë ja le në dorë.Zotit.
      Dhe i lutem OZot na i hiq keta kriminelë qafe
      Shpëtojë këtë vend.
      Tung miri

      1. Ashtu eshte, sic e the eshte e veshtire te krijohet nje parti e re e djathte me njerzit me te mire qe kemi, megjithse do ishte gjeja me e mire. Ajo do pengohet si nga faktori i huaj ashtu edhe vendas, prandaj edhe une i meshoj faktit qe te behet nga forcat egzistuese qe jane, ashtu si jane, cope cope, e dime. Tek e fundit ne keshtu jemi.

        Eshte shum vone tani per elementin njerzor per te vepruar dhe ke te drejte qe vetem nje Zot do ta shpetoje Shqiperine dhe gjith boten. Bej durim dhe besim te plote ne Zot! Ka shum zhvillime pozitive megjithate.

        Me te mira.

  6. Ashtu eshte, sic e the eshte e veshtire te krijohet nje parti e re e djathte me njerzit me te mire qe kemi, megjithse do ishte gjeja me e mire. Ajo do pengohet si nga faktori i huaj ashtu edhe vendas, prandaj edhe une i meshoj faktit qe te behet nga forcat egzistuese qe jane, ashtu si jane, cope cope, e dime. Tek e fundit ne keshtu jemi.

    Eshte shum vone tani per elementin njerzor per te vepruar dhe ke te drejte qe vetem nje Zot do ta shpetoje Shqiperine dhe gjith boten. Bej durim dhe besim te plote ne Zot! Ka shum zhvillime pozitive megjithate.

    Me te mira.

  7. E vetmja gje qe mbetet eshte mashtrimi i radhes, si ta realizojme me mire ate qe, te behet sa me e besueshme (Ai procesi qe citohet diku dhe per te cilin nuk pyet askush sesi zhvillohet por mjafton te duket se po zhvillohet)… Nuk wshtw problemi pse i krijojne partite e reja dhe kthehen prape por, sesi i krijojne ato dhe si hyjne ne gare ne mbeshtetje te pozites dhe jo te opozicionit…
    Tw dale dikush i paangazhuar ne… dhe te krijoj nje shoqate dhe jo parti… asnjwhere nuk e realizon ose po e zbusim duhen dekada per ta realizuar…
    Nuk eshte problemi vetem procedural (qw padiskutim eshte shume i rendesishem) por ne thelbin e gjese… po zgjidhet dikush qe nuk vlen per te bere ate detyre/ i çertifikuar pa merite… ushtrine tone imagjinare (te derguar edhe ate qe ka mbet per skrap)… le te publikoje doktoraturen/ laurimin pa merite (plagjiature)… shikoni vetem menyren sesi sillen me gradat e pamerituara…. (nje person i graduar me merite nuk tallet me to/ nje Doktor profesionist nuk tallet me profesionin e meritur, duke pritur laurimin e trete ne politiken e b**es shqiptare)…
    Perse nuk hetohet procedimi penal ndaj tij…. si ka mundesi qe Dr. B nuk e din qw ky eshte nen hetim… nese hetohet veprimtaria e tij Ai wshtw nen hetim… te tjerat jane per show mediatik…
    Perse nuk votohet kundwr Tij… u bene gjithe marifetet qe te mos votohej kunder…
    Ato qe votuan kunder, duhet doemos te shprehen se paku publikisht edhe per dekretimin ne “hale” te lirimit nga gradat etj te pameritura (si te gjithe gradimet e bera… dekorata etj pa asnje merite/ GBV…)… me ngacmoi diçka dhe shkruajta dy fjale edhe-pse e di se nuk ka pike vlere… (nese nuk te degjon te pakten nje tjeter)…
    Zoti bafte derman pwr te gjithe por edhe pwr ne fakirat…🙏🏽🙏🏽🙏🏽

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *