• |
ide | kryesore

Moti për fundjavë, rriten temperaturat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gjatë paradites por pasdite do të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit, sidomos në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku temperatura të larta priten në Italinë Jugore si edhe rajonin e Ballkanit ndërsa Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.

Kosova

Deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *