• |
ide | kryesore

Ndarja nga jeta e të atit birësues i jep fund karrierës së Carlos Tevez: “Humba tifozin tim më të madh”

-Instant, Sport



Carlos Tevez ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e karrierës së tij futbollistike. I ndaluar prej më shumë se një viti, pas eksperiencës së tij të fundit me Boca Juniors, Apache ka saktësuar se nuk ka më ndërmend të kthehet në fushë. “Kam dalë në pension, kam humbur motivimin”, ka konfirmuar ai për një TV argjentinas. E megjithatë, futbolli mbetet në të ardhmen e Tevez: “Si lojtar kam dhënë gjithçka dhe jam më shumë se i qetë, tani do të doja të jem trajner”.

Gjatë karrierës së tij Tevez kaloi edhe nga Serie A duke veshur fanellën e Juventusit: “Tani po shijoj jetën time, familjen dhe biznesin tim. Kam pasur shumë oferta – pranoi argjentinasi – por ka pasur shumë ndryshime të rëndësishme në familje dhe unë jam më se i qetë, si futbollist kam dhënë gjithçka”.

Ajo që mbylli karrierën e jashtëzakonshme të sulmuesit ishte vdekja e babait birësues me të cilin Apache ishte shumë i lidhur: “Ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim më të madh dhe gjithashtu stimujt. Në vitin 2021 i thashë vetes se nuk do të luaja më dhe ia komunikova vendimin menaxherit tim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *