• |
ide | kryesore

Pas takimit me Ramën, Bajram Begaj shkruan një letër: Ishte e papritur për mua, dua të flas me punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati I PS për president të republikës thotë se lajmi për të qenë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme ishte I papritur për të.

Në një letër të gjatë, falenderuese për ata që zgjodhën, Begaj thotë se nëse Kuvendi do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë.
“Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.”shkruan ndër te tjera Begaj.
Letra e plotë:
Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.
Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.
Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.
Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.
Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.
Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.



23 Comments

    1. Z. Begaj para se të pranosh postin duhet të përgjigjesh në fillim për akuzat kundra teje për shpërdorim të pronës publike në dëm të shtetit shqiptar. Tashmë dihet që shumica e pushtetareve janë përzier në afera korruptive…. Ku ka tym ka zjarr.

  1. Respet per ku zoti Begaj do te me behej shume qefi nese do e merje nje post te keti lloji besoj se jeni i afte dhe e beni mesemiri kete detyre

  2. jemi shume te sigurt qe ka per te bere nje pune shume te mire.Nje kandidature me vend.Nje emer shume i denje per ate post

  3. I urojme suksese Z.Begaj per postin e ri dhe e dim qe ai esht i denjt per kete post i cili ka dhene kontributin e tij per vendin

  4. Jeni i duhuri per kete post Bajram Begaj,i sigurt qe do e drejtosh ate post ne menyren me te mire dhe do i respektosh te gjithe

  5. Nje zgjedhje e zgjuar qe do te jet shume produktive zoti begaj ka treguar qe eshte me te vertet nje drejtues i zoti dhe besoj se kete detyre do ta bej me se miri

  6. Do respektohesh nga te gjith pasi jeni nje njeri shum pozitiv dhe jemi shum te lumtur tju kemi ne krye. Te gjith jemi me ju.

  7. Mos ki merak pune per Ramen ke plot per te bere. Pirgun dokumentacionit te tradhtive ndaj kombit ta ka bere gati felliqesira qe ta firmosesh. Zagar!

  8. Paska dale dylberi mavi me listen e emrave ne mbeshtetje te kapterr Kurban Bajramit. Po me cfare pube do flasesh ti o derdimen, thjesht do jesh sekretar i Ramazonit dhe do firmosesh si kurve cdo gje qe do te sjelle ai

  9. Bajrami si gjithe te zgjedhurit e Rames i ka dhe ai gjynahet e veta. Deri me sot nuk ka zgjedhur ministra, deputete, bashkiake qe nuk kane lidhje me krimin apo me korrupsionin. Si mund te thuash qe ky eshte presidenti qe I duhet Shqiperise. Rama nuk ka zgjedhur president per vendin por per vete. Sot jemi me 28 mije km2 e dy dete e gati gati 2.5 miljon banore, neser nuk e dime se si do te katandisemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *