• |
ide | kryesore

Presidenti i La Liga denoncon Juventus e City në Uefa: hetim mbi plusvalencat fiktive e kritika për blerjen e Haaland

-Instant, Sport



Javier Tebas ka nisur një sulm të ri kundër klubeve të huaja: pas denoncimit në Uefa ndaj Paris Saint-Germain për rinovimin me Mbappe, presidenti i La Liga ka ndërmend të vazhdojë edhe kundër Juventusit dhe Manchester City. Sipas AS, Tebas dëshiron të mbrojë skuadrat spanjolle të cilat, sipas tij, nuk mund të konkurrojnë në kushte të barabarta duke qenë se klubet e tjera nuk respektojnë rregullat, duke vënë në rrezik të gjithë sistemin e futbollit.

Sa i përket klubit bardhezi, presidenti i ligës spanjolle kërkon që UEFA të hetojë rastin e fitimeve kapitale të supozuara fiktive mbi të cilat po punon prokuroria e Torinos. Citizens ndërkohë kanë përfunduar në shënjestër për blerjen e Haaland, të cilën Tebas e kishte komentuar javët e fundit si vijon: “Do të doja të dija se si e morën, Raiola kërkonte një komision të madh…”.

Nuk është denoncimi i parë që ka ardhur nga La Liga kundër PSG-së dhe Manchester City, në të kaluarën Tebas kishte arritur madje të sanksiononte edhe dy klubet që ishin përjashtuar nga Champions League, përpara se CAS të revokonte vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *