• |
ide | kryesore

Rama shpjegon pse nuk përzgjohën Fatos Nanon për President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama arsyetoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt për në Presidencë. Rama tha se kishin përjashtuar emrat politikë, si edhe ata që vinin nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, tashmë PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

“Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit të PS, por që kanë një kontribut domthenës në jetën e partisë, që nga kryetari i partisë Fatos Nano dhe me radhë të tjerë për të cilët kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përzgjedhjes sepse në këtë fazë PS ka barrën të jetë partia e të gjithëve.

Kështu rezonuam te grupi i tretë, ku grupi kishte vënë në funksion të këtij procesi 26 kandidatura me gra dhe bura të nderuar, me profile të ndryshme, që nga profilet e jetës publike e akademike deri te drejtimi që vinin nga anë të tjera politike. Pas diskutimit, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur, u ruajt respekti për të gjithë personat që dhe pa dijeninë e tyre fare ishin përfshirë në atë diskutim. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht duke dëgjuar me vëmendje ato që u thanë , konsensualisht u arrit në konkluzionin që të vinim sot në grup dhe të propozonim këtë kandidaturë”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe faktin se Fatos Nano ka qenë kandidat i propozuar, por ai u skualifikua për shkak të arsyetimit të mësipërm.

“Në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Dhe pavarësisht se si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike, institucionale dhe zgjedhjet e zgjidhjet që duhen bërë. Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispoizicion të këtij propcesi 26 kandidatura”, tha Rama duke shtuar se për emrin e Begajt pati një konsensus të grupit.



30 Comments

    1. Lapsi ndaloni këta komentuesit me pagesë të Veliaj, këta që punojnë dhe më fundjavë. Dallohen se e kanë fjalorin e cunguar e përdorin të njëjtat fjalë. Përshembull në këtë rast përdorin ‘i duhur’….. prandaj tërë ata me ‘i duhur’ në koment duhen fshirë.

  1. Ps beri gjen me te mire duke dhen kete kandidature.Me vjen mire qe Begaj te jete ne ate post sepse vertete do ta bej per se mbari

  2. Zgjedhja e nje presidenti jasht politikes eshte nje zgjedhje e zhgjuar ne ate post duhet te vendose persona te afte dhe jo si ky qe kemi aktualisht

  3. Akoma e mban me shpresa kete mafiozin?Po mire ia ben meqe e beiri veten qe dhe nje si Rama te tallet me te

  4. Nje zgjedhje mjaft e duhur per president, nje njeri i paanshem dhe mjaft serioz si Bajram Begaj e meriton kete post.

  5. Zgjedhja e presidentit jasht politikes esht nje gje shum e mire.Z begaj nje njeri me vlera dhe nuk esht ne asnje krah force politike dhe keshtu duhet,falenderojme ramen per kete zgjedhje

  6. Edhe pse mendoj se Fatos Nano do ishte nje president i nderuar edhe Zoti Begaj eshte nje person i cili do i pershtatet ne perfeksion ktij pozicioni

  7. Mendoj se e ke bere qe mos te sjllesh nje figure te vjeter prap ne nje post sepse ai ka qene shume i zoti por duhet nje emer i ri per shqiperine dhe ai qe keni zgjedh mendoj se eshte tamam

  8. Edhe z nano eshte nje figure e shkelqyer per president por mendoj qe z begaj eshte zgjedhje me e goditur duke ditur dhe postin qe ka si komandant

  9. Ne Kushtetute thuhet se kandidati per Président duhet te kete jetuar 10 vitet e fundit ne Shqiperi.
    Nano ka 17 vjet ne Vienne dhe e kemi pare ne dy zgjedhjet e fundit, duke mbllacitur camakiz e duke iu servilosur Rames edhe per zgjedhjet vendore moniste..

    Permendja e emrit te tij ishte tallje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *