• |
ide | kryesore

Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas dymbëdhjetë vitesh, Shakira dhe Gerard Piqué kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara.
Pas disa javësh thashetheme për krizë, këngëtarja dhe futbollisti i FC Barcelona kanë njoftuar përfundimin e lidhjes së tyre në një deklaratë publike.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thuhet në një letër të nënshkruar nga këngëtarja kolumbiane dhe lojtari i Barcelonës.

“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respektimin e privatësisë së tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shton çifti.

Edhe pse situata e tyre tani e tutje do të jetë ndryshe, të dy do të mbeten gjithmonë të bashkuar nga dy fëmijët që kanë Milan dhe Sasha, të cilët erdhën në botë përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015.

Shakira dhe Piqué u bënë në qendra e vëmendjes pasi një thashethem për tradhti u përhap me shpejtësi. Ditët e fundit mediat raportouan tensione mes çiftit dhe thanë se ndarja mes tyre është e pashmangshme.
Gazetari Emilio Pérez de Rozas për “El Periódico” madje ka raportuar se futbollisti u largua nga shtëpia e familjes. Ndërsa çifti nuk ka folur për thashethemet, ata janë fotografuar jashtë shtëpisë së tyre në Barcelonë dhe si duket po vazhdojnë komunikimin me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *