• |
ide | kryesore

Shpartalluan Belgjikën, De Jong ‘kunj’ Xavit: “Në kombëtare luaj më mirë se te Barcelona”

-Instant, Sport



“Unë luaj shumë ndryshe këtu në krahasim me Barcelonën. Mendoj se në Kombëtare arrij të shprehem më mirë”. Frenkie de Jong nuk përdor fjalë të koduara dhe në fund të fitores së madhe të Holandës 4-1 ndaj Belgjikës i dërgon një mesazh blaugranave të Xavit. Në klubin katalanas, holandezi deri tani nuk ka shkëlqyer: “Më pëlqen të jem lojtari i parë që merr topin nga mbrojtësit dhe më pas të lidhem me sulmuesit”, ka shpjeguar mesfushori që shkruan kështu një tjetër kapitull për të ardhmen e pasigurt me fanellën e Blaugranas dhe hap mundësinë për një transferim të përfolur te Manchester United.

Hollanda e Van Gaal, bëri një performancë spektakolare në grupin 4, të Nations League, duke dominuar e fituar derbin e Vendeve të ulëta me Belgjikën. E djathta në kthesë e Bergwijn në këndin e ulët kaloi në avantazh Oranje në minutën e 40’. Miqtë bënë diferencën në pjesën e dytë: në fillim Depay me një dygolësh (51’ e 66’) e pastaj Dumfries (62’) arkivuan praktikisht ndeshjen. Përfundoi në fakt 4-1, me golin e nderit të belgëve të shënuar nga Batshuayi në shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *