• |
ide | kryesore

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Patos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër ka rënë zjarr. Flakët kanë përfshirë nënstacionin dhe një pjesë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike. Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.

Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *