• |
ide | kryesore

Dy stërvitje në Reikjavik për të vendosur formacionin: Vrioni e Seferi për një fanellë titullari

-Instant, F1, Sport



Kombëtarja kuqezi ka mbërritur dje në Islandë, ku të hënën do të debutojë në edicionin e ri të Nations League kundër vendasve të fortë. Edoardo Reja ka kryer pjesën më të madhe të përgatitjeve për ndeshjen dhe tani mbetet të përcaktojë edhe detajet e fundit, ku pas asaj të mbrëmjes së djeshme i ka mbetur edhe një seancë stërvitore në dispozicion. Në testin e parë në Reikjavik, të kryer në orën 20.00, tekniku italiani mori përgjigjen që shpresonte sidomos nga lojtarë që kanë kaluar probleme shëndetësore si Asllani, Roshi e Gjasula, në varësi të të cilave Reja mund të mendojë edhe ndonjë ndryshim formacioni.

Në programin e kuqezinjve të dielën është konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, në orën 19:30, përpara seancës së fundit stërvitore në Reikjavik, që kuqezinjtë do të zhvillojnë në stadiumin ku do të luhet ndeshja me Islandën. Kjo do t’i japë fund edhe dilemave të fundit të Rejas, gjithnjë nëse ka të tilla, për emrat që do të zbresin në fushë dhe interpretimet taktike për të mposhtur islandezët, në sfidën e parë të Nations League që do të luhet në orën 20:45, në Reikjavik e para në tre impenjimet e qershorit për kombëtaren tonë, që pasohet nga përplasja në shtëpi me Izraelin në 10 qershor po për Nations League dhe miqësoren me Estoninë tre ditë më pas, gjithashtu në Arenën Kombëtare.

VRIONI E SEFERI PËR NJË VEND NË SULN, BALLIU I SIGURTË NË TË MAJTË

Mes mungesave që ishin të ditura që përpara ndeshjes dhe atyre që i janë shtuar gjatë ditëve të grumbullimit përpara debutimit në Nations League, Edoardo Reja është përballur me një riformatim të konsiderueshëm të zgjedhjeve të tij titullare, por që në anën tjetër nuk e bën teknikun italian të ndryshojë modulin e tij të preferuar 3-5-2. Reja duhet të manovrojë me sigurinë, në kohën kur përballet me një ekip fizik, që e bën të mos rrezikojë me lojtarë që vijnë nga dëmtimi. Mesfushori Kristjan Asllani, pavarësisht se është stërvitur me grupin në seancën e fundit, duke lënë pas dëmtimin e tre ditëve më pare, me shumë mundësi do ta nisë nga pankina, ashtu si Odise Roshi, që gjithashtu e ka kapërcyer problemin shëndetësor. Rikuperimi ndërkohë shoqërohet me një fanellë titullari për Klaus Gjasula, që do të formojë repartin me Amir Abrashi e Endri Çekiçi.

Garancitë gjithësesi nuk kanë prekur prapavijën kuqezi me të gjithë titullarët prezentë. Berisha mes shtyllave e mbrojtjen e gjitha Serie A me Ismajlin, Kumbullën dhe Gjimshitin. Krahu i djathtë do të jetë i gjithi i Hysajt, ndërsa në të kundërtin është gati Ivan Balliu. Zgjedhjen më të vështirë tekniku italian duhet ta bëjë në sulm, ku mungesa e titullarëve Broja e Uzuni hap skenarë të rinj ku më i sigurti duket Sokol Cikalleshi. Eksperienca më e madhe në ndeshje të tilla, në rapiort me Vrionin e favorizon atë ta nisë nga minuta e parë, ndërsa sulmuesi i Tirol mund të parakalohet edhe nga Seferi për lojtarin mbështetës, duke qenë se sulmuesi i Tiranës ka karakteristika që përshtaten më shumë si sulmues mbështetës për Cikalleshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *