• |
ide | kryesore

Ilda Bejleri tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

-Instant, Paparazzi, Slider



Moderatorja e njohur Ilda Bejleri, ka pozuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, ajo ka publikuar një foto pranë një pishine dhe nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ndjekësit e moderatores.

Sipas disa burimeve,  Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Gjatë kohës si prezantuese sportive, Bejleri  është përfolur shpeshherë për lidhje me futbollistë. Për partnerin e saj aktual pati një aludim të tillë por ajo i hodhi poshtë thashethemet në një intervistë.

“Nuk mund të them kurrë që  nuk mund të jem në një lidhje më një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *