• |
ide | kryesore

Lëkundje tërmeti në Durrës, ndihen deri në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëkundje tërmeti u regjistruan në Durrës rreth orës 14.20. Qytetarë të shumtë, nga zona e Durrësit, por edhe përreth kanë raportuar në EMSC edhe ndjesinë që kanë përjetuar.

Dikush e përshkruan si të tmerrshëm, ndërsa dikush tjetër shkruan se u ndje deri në Shëngjin. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 4.3 e shkallës Rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 4 km larg qendrës së Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *