• |
ide | kryesore

Meta: I shqetësuar nga zjarri në ishullin e Sazanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit. Kreu i shtetit në detyrë thotë se që të parandalohet përhapja e vatrave të zjarrit dhe që të mos përsëritet situata e verës së kaluar, kërkohet angazhimi i plotë ic strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.

“Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gatishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojtjen civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.

Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gatishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës. I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për çdo rast zjarri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për izolimin dhe shuarjen e tyre” – thuhet në reagimin e Metës. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ilir merta shqetesohet per Sazanin,se mos i ka fshehur atje thesarin dhe florinjt e vjedhur ne krrabe kur ishte kryeminister

  2. Mbrojtësi i kushtetutës qe i bëri m
    E shkeli e shkerdheu firmosi nga Stambolli.
    Tani i vika keq për zjarrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *