• |
ide | kryesore

Një tjetër makinë bie në Lanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet përfundoi anës lumit të Lanës në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe foton më lart, thotë se ngjarja ndodhi në zonën te “Pallati me Shigjeta”.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *