• |
ide | kryesore

Si nëpër filma/ Del VIDEO e plotë e momentit të grabitjes së bankës në Koplik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet e plota të grabitjes së një banke të nivelit të dytë rreth 4 javë më parë në Koplik të Malësisë së Madhe. Për këtë ngjarje u vunë në pranga Bekim Gurraj, Armir dhe Admir Shabaj.

Në videon e mëposhtme të publikuara nga Tv Klan, shihen autorët teksa ndalojnë automjetin e tyre tip “Golf 3” para bankës dhe menjëherë i drejtohen nën kërcënimin e armës punonjësit të sigurisë. Me veshje sportive dhe të maskuar për t’u mos u identifikuar, autorët arrijnë të futen brenda bankës.

Me vete tërheqin dhe punonjësin e sigurisë. Sapo futen brenda, nën kërcënimin e një kallashnikovi, njëri prej tyre shtrin në tokë punonjësin e sigurisë dhe një klient.

Dy të tjerët marrin paratë nga arka. Vetëm pak minuta i duhen 3 autorëve për të marrë nga banka një shumë prej rreth 15 mijë eurosh. Me paratë në çante, 3 autorët largohen nga banka me automjetin tip “Golf 3” dhe më pas po nën kërcënimin e armës grabitën një tjetër automjet me të cilin u larguan në drejtim të Sheganit dhe ku më pas e braktisën atë.

Po në këtë zonë, policia e Shkodrës gjeti dhe sekuestroi njërin prej kallashnikovëve të përdorura në grabitje. Ndërsa në banesën e njërit prej autorëve, Bekim Gurraj u gjetën dhe sekuestruan pajisje dhe veshje të policisë mes tyre dhe radio marrës të cilat ky person i kishte përdorur ditën e ngjarjes për të këqyrur lëvizjet në bankë para grabitjes.



1 Comment

  1. Per 15mij euro do hajne burg kta mavrite !!! O trimat e xha jahos, kur e ndan mendjen njeriu e ndan per miliona o trima milionat ja vlejne rrezikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *