• |
ide | kryesore

Si po e humbin virgjërinë organet e Vetingut

-Instant, Kryesore, Lajme



Kur u zgjodhën për të kryer kontrollin financiar, profesional deri edhe moral të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, merret me mend se antarët e komisioneve të Vetingut u konsideruan si ajka e sistemit të drejtësisë. Të drejtë, të pastër dhe pa asnjë cen profesional, ata kishin mbi supe një mision për të cilin u investuan përfaqësuesit e SHBA, BE dhe 140 votat nga parlamenti.

Antarët e KPK dhe KPA qenë filtrat ku duhej të ngecnin gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe si të tillë, duhej të ishin të pastër dhe të ndershëm si pak të tjerë.

Por ndër vite trupa e juristëve të Vetingut ka nxjerrë probleme, që kanë të bëjnë me falsifikim dokumentash dhe fshehje të pasurisë. Askush nuk priste që juristët e Vetingut të ishin të virgjër, por në disa raste gjetjet ndaj tyre janë edhe më të rënda se ato për disa prokurorë dhe gjyqtarë, që u dogjën nga kontrolli.

I tillë duket rasti i Etleda Çiftes që u mor e pandehur nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash. Çiftja akuzohet se kur plotësoi deklaratën e pasurisë deklaroi se kishte paguar 50 mijë euro për një sipërfaqe toke në Qerret të Kavajës. Por në kontratë, shuma e blerjes rezultoi të ishte 300 mijë lekë.

Prej vitesh, ndërsa ishte nën hetim anëtarja e KPK-së nuk e sqaroi dot falsifikimin, ndërkohë që ishte edhe një nga antarët e trupës që kaloi në Veting, Arben Krajën. Të hënën pritet që të pezullohet nga puna si antare e KPK dhe të japë llogari para SPAK.

Ironikisht, pasaktësitë e deklarimeve të tij, nuk u nxorën në dritë nga ata që e përzgjodhën dhe që e kishin detyrë kushtetuese ta bënin këtë punë, por nga viktimat e tij. Kallëzimi penal ndaj Dacit u depozitua nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të tre të shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit.

Para Etleda Çiftes ishte Luan Daci që u kap me falsifikim dokumentash. Ish-antari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u dënua me 6 muaj burg, që u konvertua më pas në shërbim prove, sepse kishte fshehur një masë disiplinore në aplikimin e tij si pjesë e organeve të Vetingut.

Rasti “Daci” vuri në dyshim të gjitha vendimet e dhëna më parë nga ai për vetingun, pasi juristët arsyetonin se “gjyqtari ishte në kushte paligjshmërie”.

Vendimet e KPA, në të cilat Kolegji mund të ishte ndarë në raportin 4 me 3, u konsideruan automatikisht të cënueshme nëse ish-gjyqtari Daci kishte qenë pjesë e shumicës. Të tjerë argumentuan se e gjithë vendimarrja e Kolegjit ishte e cënueshme, sa kohë në kuoumin e tij, ishte përllogaritur vota e një gjyqtari të caktuar në kushte paligjshmërie.

Një tjetër anëtar i KPA, Ardian Hajdari është në gjykatë për të njëjtat arsye. SPAK e akuzon për “fshehje të të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur. Hajdari akuzohet se kur aplikoi për të qenë pjesë e organeve të Vetingut ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

“Siç rezulton e provuar nga hetimi, ky shtetas, gjatë gjithë viteve të ushtrimit të profesionit të avokatit është udhëhequr nga qëllimi i vetëm për të fshehur të ardhurat, me qëllim për të mos paguar detyrimet tatimore ndaj shtetit,” thuhet në kërkesën e SPAK për gjykim.

Skandale të tjera, kanë karakterizuar punën e antarëve të organeve të vetingut, që nga përgjimet e Gerta Bungos që përbetohej se një “maloke” nuk do ta kalonte vetingun kurrë e deri te fshehja e parave me të cilat ishin paguar udhëtimet në resorte turistike.

Në shkurt, opozita i bashkoi votat me mazhorancën për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, duke ndryshuar Kushtetutën pa një analizë paraprake dhe pa asnjë kushtëzim.

Vendimi i Lulzim Bashës për të votuar pro zgjatjes së organeve të vetingut u mor pas kërkesave të vazhdueshme të ambasadës amerikane dhe të delegacionit të Bashkimit Europian. Deri më tani mendohet se ende një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit janë ende në pritje për të kaluar vetingun/Lapsi.al



20 Comments

  1. Drejtesia po pastrohet nga organet e Vetingut e gjithashtu po vete pastrohet. Proçesi i pastrimit te drejtesise nga te koroptuarit e te paftet po fuksionin normalisht. Pasojat anesore jane problem tjeter.

      1. Or Lapsi, nje gje qe nuk e ke nuk mund ta hubesh… Megjithate, titulli eshte i sakte… “humben virgjrine” dmth u shkerdhyen…

  2. Keto plehrat e vetingut jane te pastra njesoje si gopi i qelbur i kinezes shterpe.
    Skeni pare gje akoma….
    Bageti voteshitese te perdhunuara.
    Edhe presidenti evnuk bashibozuk rrogozhine u betonua ne llozin e ramebushtrres.
    Pini lengun drejtesise tani….

  3. Eksperiment Shqipetar me regji te Ameriqenve me Aktoret Lu dhe Kim me mbeshtetjen e Sorosit dhe te ojqive me parate e taksapaguesve Amerikane dhe Shqipetare.Me thoni ndonje shtet tjeter qe ka bere nje gje te tille se ndoshta jam gabim.

  4. SPAK/Vetingu kanë lindur nga nje grua e përdalë, çfar pret??!! …. Ata kurrë s’kanë qenë të virgjër.

  5. Astrit nuk kam dëgjuar ndonjëherë dhe veçanërisht në Shqipëri shprehjen: drejtësia po vetpastrohet.
    Mos e ke fjalen qe fizikisht janë të aftë dhe vetpastrohen me letër?

  6. Te gjithe e kane ditur qe ne fillim se kjo ishte nje komedi per te vene plotesisht nen kontroll
    sistemin e drejtesise qe pastaj te mos kene asnje droje nga ligji per te plackitur cdo gje ne
    kete vend, qe nga votat, taksat,pronat.

  7. Kapsllëk dhe diarre në Partinë Demokratike.sa do te lodhesh o shkulLlak per ta nxire reformen,ajo tashme e ka nisur rregetimin e saj nga mbrapa ka dhe shba,por njerzit e salihut e likes ngadale po largohen nga sistemi,fundi eshte sekuestro dhe burg

  8. Duhet qe te bohet publike se nga kush krah politik jan propozue qikta gjyqytar qi po dalin jo n rregull.At here do kuptojn gjith shqyptart se kush krah politik nuk e don reformen siq duhet.

  9. Keto jane ne te vertete MAFIA ME QYRKUN E ZI.
    Mbas kryemutit Edwin shkerdhate droga, gjyqtaret e prokuroret e Alvaniqise,jane ajka e KORRUPSIONIT.
    Yuri mashtruesja bashke me disa lapanxhozer e bithlepires te saj,nuk po bajne asgja tjeter vec ushqejne te pa aftet,fallsifikatoret,te korruptuarit HAJDUTET Nr 1 te popullit “FAKIR”shqiptare.
    Te na e rruaje sa t’Alpeve Yuri,Edvini,Palla,Spiropalla,Gjiknuri,Manja dhe i gjithe gjirizi RIDHJERJE!
    AMIN…!

  10. Une kam punuar para shume vitesh me znj. Etleda Kaja. Ka qene juriste ne firmen tone Egnatia (firme greke) e cila punonte per Telefonine Celulare. Person me hajdut, i pafytyre, genjeshtare , mashtruese nuk kishte ne te gjithe kompanine tone sa dhe greket e Albania Mobile deshen qe ta heqin me ceremoni si hajdute te papare per kontratat qe bente per Telefonine Mobile. Besoj per keto qe them me japin te drejte te gjithe ishpunonjesit e kompanise Egnatia, Punonjesit e ish Albania Mobile, Kryetaret e bashkive dhe te Komunave ku zonja bente pazare per perfitime personale per tokat ku viheshin antenat telefonike. Ndjej keqardhje qe nje person i tille me karakter shume te ulet ka punuar ne organet e vetingut. Turp…….

  11. Eh more “qytetari” sot ne Shqipëri po nuk i pate këto virtyte që t’i përmend më lart, nuk je askushi.

  12. Te besosh tek vetingu dhe aq me keq tek keta plehrat e drejtesise qe nuk kane lene mekat e padrejtesi pa bere nuk quhesh naiv por me plot gojen idiot i lindur .

  13. Babi Zenit s’mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe s’kupton, po na izolon partinë ndërkombtarisht,prisni salihun qe te vij prap me drejtesine e plepave dhe do ndjeheni me mire,deri atehere mbajeni me Shkume o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *