• |
ide | kryesore

Skandali/ Grabitësit e bankës në Koplik u përballën me policinë, por ajo nuk reagoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar këtë të diel pamjet e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe. Në pranga u vunë 3 persona të akuzuar si autorë të grabitjes. Në pamje shihet se si Bekim Gurraj, Armir dhe Admir Shabaj zbresin nga një makinë tip Golf 3 dhe të maskuar e të armatosur në fillim neutralizojnë rojën.

Atë e shtrijnë përtokë dhe më pas e tërheqin zvarrë duke e futur brenda në bankë. Më pas ata marrin rreth 15 mijë euro nën kërcënimin e armëve dhe dalin nga banka. Ajo që bie në sy është se në momentin e daljes, përpara bankës qëndron një makinë policie. Makina bën një lëvizje për të bllokuar rrugën dhe qëndron aty derisa largohen grabitësit (shih në fund të videos). Në asnjë njoftim të policisë nuk jepen detaje për këtë prezencë të policisë dhe për mosreagimin e saj.

Hetimet zbuluan se ideator i grabitjes ishte 22-vjeçari Bekim Gurraj. Rreth 2 muaj para ngjarjes ai vodhi makinën Golf 3 të një peshkatari në liqenin e Shkodrës. Peshkatari e kishte futur makinën kontrabandë nga Mali I Zi dhe e mbante të paregjistruar vetëm për peshkim. Pasi vodhi makinën 22-vjeçari i ndryshoi ngjyrën dhe e mbante të parkuar në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, por larg banesës së tij.

4 ditë para ngjarjes ai shkoi me makinë para bankës dhe krijoi një avari sikur makina i ishte prishur dhe vëzhgoi lëvizjet jashtë bankës. Të nesërmen u vesh si polic dhe bëri të njëjtin veprim. Më pas rreth orës 14.00 të datës 9 maj së bashku me djemtë e dajës së tij Admir e Armir Shabaj kryen grabitjen.

Nën kërcënimin e 2 kallashnikovëve grabitën rreth 18 milionë lekë. Pas ngjarjes armët i hodhën tek “Syri I Sheganit” ndërsa rrobat i dogjën. Për grupin hetimor 3 të arrestuarit thanë se paratë e grabitura i shpenzuan në jetën e natës duke bërë një jetë të shfrenuar në klube dhe restorante. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Kjo eshte policies që duame??? Apsulitisht Jo. Police e Ed Ram Turke Erdoganit, Sali vrasit dhe ilir hajdutit.
      Jane atye për të rrepur ndojë fukara dhe për tue shtyre me njerzit në protesta dhe Jo për të mbrojtur jeten,prone, dhe qetsine e njerzeve. Turpe dhe krime të dyja bashke

  1. Policat tane jane vemje rrobqira qe bejne re fortin me fukarenjte dge dhjesin gjak nga gangsterat dhe tifozet e huaj. Keta plehra nuk e japin jeten per 400 000 leke te vjetra po me popullin e thjeshte behen trima

  2. Tani e moret vesh qe policia eshte inegzistente ne shqiperi. Thjesht perdotet si mashe ne dore te pushtetit dhe aktivizohet per zgjedhje qe ti siguroj votat e vjedhura partise mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *