• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ishulli i Sazanit po digjet, politika vazhdon përplasjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ishullin e Sazanit vijon të jetë aktive vatra masive e zjarrit që nisi 2 ditë më parë. Ministria e Mbrojtjes tha se ka dërguar 61 forca që po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, por ato e kanë vështirë për shkak të terrenit, bimësisë dhe municioneve që shpërthejnë.

Në mesnatë ministri i mbrojtjes Niko Peleshi tha se “duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit”. Por Peleshi nuk harroi t’u kthejë përgjigje kritikave të Presidentit në largim Ilir Meta. Kreu i shtetit kërkoi angazhim që të mos përsëritet situata e një viti më parë. Peleshit duket se nuk i kanë pëlqyer as reagimet në rrjetet sociale se pse nuk vihet në punë një helikopter për shuarjen e vatrës.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët. Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe mëpas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.

Fatkeqësisht edhe kjo vere do të jete shume e nxehte . Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashke situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera” – thotë Peleshi. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *