• |
ide | kryesore

Video/ Leximi i buzëve i Abraham trondit Romën: “Sezonin e ardhshëm do të bashkohem me ju”

-Instant, Sport, Video



Tammy Abraham ishte një nga protagonistet e mëdhenj të sezonit të Romës. Sulmuesi anglez, i ardhur nga Chelsea verën e kaluar për rreth 40 milionë euro, shënoi 27 gola në 52 ndeshje të luajtura në sezonin e tij të parë në Itali, duke rezultuar vendimtar edhe me 9 gola në triumfin e Tiranës në Ligën e Konferencës. Këto paraqitje i dhanë 25 vjecarit thirrjen e Southgate për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Anglinë. E pikërisht nga grumbullimi anglez u zbulua një video në të cilën sulmuesi flet me një shokun e skuadrës në një mënyrë mjaft të paqartë, duke i thënë atij një frazë që mund të trembë tifozët verdhekuq.

I rikthyer në kombëtare pas gati 3 vitesh mungesë, Abraham dëshiron me çdo kusht të bindë trajnerin e tij Gareth Southgate që ta marrë në kampionatin e ardhshëm botëror në Katar. Sulmuesi i Romës është rikthyer nga një sezon mjaft pozitiv, në të cilin ndër të tjera është bërë edhe lojtari anglez që ka shënuar më shumë gola në Serie A me 17 realizime. Por nga grumbullimi i Tre Luanëve, në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën 25-vjeçari, duke folur me Alexander-Arnold, i thotë: “Përshëndetje Trent, sezonin e ardhshëm do të bashkohem me ju djema!” , duke lënë të kuptohet se ai do të jetë shok skuadre me të te Liverpool.

Fraza, e shoqëruar nga një buzëqeshje që duket se e bënte të qartë se ishte vetëm një shaka, gjithsesi ka bërë të tensionohen të gjithë te Roma e të entuziazmohen tifozët e Reds, të cilët në rrjetet sociale kanë filluar të sponsorizojnë ardhjen e Abraham në Anfield: “Ta marrim! I gjatë, teknikë e mirë dhe finalizues i shkëlqyer”, ka shkruar një fans; një tjetër shtoi: “Kemi gjetur sulmuesin tonë”; një i tretë ra dakord: “Çfarë goditjeje do të ishte! Do të na argëtonte”. Në të kaluarën, qendërsulmuesi i Romës ka qenë i lidhur me një transferim te Liverpool, para se të zgjidhte verdhekuqtë. E pas sezonit të shkëlqyer që sapo ka përfunduar, është shumë e vështirë të mendosh se Mourinho mund ta privojë veten nga një sulmues i tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *