• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo udhëheq Portugalinë, Spanjë shpëton mirë në Pragë: Kosova i dorëzohet Greqisë

-Instant, F1, Sport, Video



Portugalia bën ç’të dojë në shtëpi ndaj Zvicrës, e mposhtur 4-0, e gjen fitoren e parë në këtë edicion të Nations League. Protagonist Cristiano Ronaldo, autor i një dygolëshi pas rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të nga William Carvalho: CR7 shënoi në minutën e 35-të dhe 39-të. Pokeri i João Cancelos erdhi në minutën e 68-të. Spanja barazoi 2-2 në Republikën Çeke: dy herë në avantazh me Pesek (4′) dhe Kuchta (66′), cekët u arritën nga Gavi e Martinez. Norvegjia mundi 2-1 Suedinë me dy golat e Haaland, ndërsa Kosova mposhtet në Prishtinë nga Greqia.

LIGA A
Një Zvicër e pozicionuar plotësisht keq në fushë është mposhtur 4-0 nga Portugalia në Lisbonë. Miqtë që u dukën se kaluan në avantazh pas 5 minutash: në zhvillimin e një goditjeje këndi të Shaqirit, një kaos në zonë u shfrytëzua nga Seferovic. Gjithçka, megjithatë, ishte e kotë: arbitri shqyrtoi imazhet në Var dhe anuloi golin për shkak të një topi të prekur me dorë nga Schar. Kështu, rezultatin e zhbllokuan kampionët e Europës në 2016 në minutën e 15-të: goditja e lirë e Cristiano Ronaldos, përfundoi te William Carvalho që shënoi avantazhin 1-0. Reagimi i zviceranëve ishte i gjithi në një goditje të Shaqirit, por gjërat u thjeshtuan për kombëtaren e drejtuar nga Fernando Santos në minutën e 35-të: Diogo Jota shërbeu për CR7, i cili nuk gaboi në qendër të zonës. Pas shtyllës së goditur me kokë nga Pepe, fenomeni i United shënoi një dygolësh duke realizuar në minutën e 39′. Ronaldo humbet tregolëshin personal në dy raste. Megjithatë, dalja e keqe e portierit zviceran i dha mundësinë e pokerit João Cancelo në minutën e 68-të.

Republika Çeke i shkoi afër fitores së dytë në dy ndeshje në këtë hapje të Ligës së Kombeve, por është arritur në 2-2 nga Spanja, pasi mposhti në debutim 2-1 Zvicrën. Fillim i shkëlqyeshëm për vendësit, menjëherë përpara në rezultat në minutën e 4′ falë goditjes fituese të Pesek me portën e zbrazët në krosimin e Kuchtës nga e djathta. Iberikët morën frymë në fund të pjesës së parë me të majtën në këndin e largët të Gavit që barazoi rezultatin. Megjithatë, çekët gjetën avantazhin e dytë në minutën e 66-të, kur Kuchta befasoi Unai Simon me një parabolë delikate. Barazimi përfundimtar kishte firmën e Inigo Martinez në 90′, në goditjen me kokë në harkimin e Asensios. Republika Çeke është me pikë të barabarta (4) me Portugalinë që kryeson grupin 2 të Ligës A.

LIGA B
Dy ndeshje të luajtura në grupin 4 të Ligës B. Derbi skandinav në Solna (në veri të Stokholmit) mes Suedisë dhe Norvegjisë pa këtë të fundit të fitojë 2-1: penalltia e Haaland zhbllokoi situatën në favor të miqve, pas së cilës sulmuesi i Manchester City dyfishoi në minutën e 69-të. Goli i Elangës në minutën e 92-të ishte i kotë. Në ndeshjen tjetër, ajo mes Serbisë dhe Sllovenisë, përfundoi 4-1: Stojanoviç (30′) i përgjigjet Mitrovicit (24′), më pas Milinkoviç-Savic i kthen serbët në avantazh në minutën e 56-të para përfundimit të pokerit serb me Jovic ( 85′ dhe Radonjiç (92′).

LIGA C e LIGA D
Sa i përket Ligës C, në Grupin 2 ka ardhur një fitore 1-0 për Greqinë në Kosovë me Bakasetas (36′). Ndërkohë, ka përfunduar 0-0 mes Qipros dhe Irlandës së Veriut. Grupi 4 ka parë Gjeorgjinë të dominojë 5-2 në Bullgari, falë golit të Davitashvilit (4′), Zivzivadze (52′), Vakos (67′), autogolit të Hristov (31′) dhe penalltisë së Kvaratskhelia (58′) . Po në atë grup, është fiksuar suksesi i Maqedonisë së Veriut në Gjibraltar me golat e Bardhit (22′) dhe Nikolovit (84′). Së fundi, në ndeshjen e vetme të ditës, e luajtur në Ligën D (grupi 2), Malta mposhti San Marinon 2-0 në shtëpi me golat e Busuttil (59′) dhe Guillaumier (75′).

League A: Group 2 UEFA Nations League
Czech Republic 2-2 Spain
Portugal 4-0 Switzerland
UEFA Nations League League B: Group 4
Serbia 4-1 Slovenia
Sweden 1-2 Norway
UEFA Nations League League C: Group 2
Cyprus 0-0 Northern Ireland
Kosovo 0-1 Greece
UEFA Nations League League C: Group 4
Gibraltar 0-2 North Macedonia
Bulgaria 2-5 Georgia
UEFA Nations League League D: Group 2
San Marino 0-2 Malta



2 Comments

    1. Iu la fitorja, se pritet njohja. Dhe per turp nuk eshte Kosova, por spaske pa asnje ndeshje te Kosoves deri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *