• |
ide | kryesore

Bien shifrat e Covid, vetëm 12 raste të reja, 21 të shëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 188 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 8 raste të reja në Tiranë, 2 në Lushnjë, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 292 qytetarë aktivë me koronavirus në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërkohë që as sot nuk ka pasur humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit janë negativizuar 21 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt

Statistika (6 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *