• |
ide | kryesore

“Doja ta nxirrja topin jashtë, i dhashë asist për gol” Gjimshit nuk gjen ngushëllim, Seferit i prishet ëndërra

-Instant, Sport



“Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë”. Berat Gjimshiti është vënë në bankën e të akuzuarve për atë gabim fatal në rastin e golit të barazimit të Islandës. Mbrojtësi i Atalantës këtë herë la në baltë skuadrën, duke i dhënë një asist Thorsteinsson, që vetë lojtari e shpjegon kështu: “E vështirë të thuash pse ndodhin gabime në mbrojte, unë gabova teknikisht, doja ta hiqja topin në anësore, e kapa keq me të brendshmen dhe ia dhashë si një asist, duhet të përmirësohemi, për të mos përsëritur gabimet”. Gjimshiti nuk është aspak i kënaqur me ndeshjen e kuqezinjve, pavarësisht rezultatit më të mirë historik në Islandë: “Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë të terët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Çdo lojtar e ka brenda vetes, që duhet të japë më shumë. Ishim më ngadalë, ata ishin më agresiv – shpjegoi mbrojtësi, duke theksuar se dëshira ishte për fitore -. Ne kishim ardhur me në qëllim ta fitonim ndeshjen, kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime”.

SEFERI: MENDOVA SE DO MERRNIM TRE PIKËT

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë”. Taulant Seferi nuk arrin t’i gëzohet plotësisht golit të parë me fanellën kuqezi, për shkak të barazimit 1-1 në transfertën me Islandën. Pavarësisht golit, për sulmuesin nuk kishte shumë mundësi e kombinimi me Cikalleshin ishte inekzistent: “E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli – tha sulmuesi i Tiranës -. E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *