• |
ide | kryesore

Fjeti me dy femra pak ditë para dasmës, Andy Carroll ia hedh paq: martohet me të dashurën

-Instant, Sport



Stuhia është lënë pas për Andy Carroll. E madje pati kohë edhe për disa të qeshura. Sulmuesi i West Bromwich Andy Carroll vuri kurorë me partneren e tij Billi Mucklow, pasi në ditët e fundit martesa ishte në rrezik të madh. Arsyeja? Një festë beqarie përfundimisht “tepër aktive”. Në fund të majit Carroll kishte organizuar një festë në Dubai me disa miq të tij dhe në fund të mbrëmjes u fotografua në shtrat duke fjetur me dy vajza.

Imazhet u shpërndarë në Snapchat dhe zemëruan të dashurën e futbollistit anglez, aq sa ajo u largua nga shtëpia, hodhi unazën e fejesës prej 200 mijë paund (234 mijë euro) dhe vuri në dyshim dasmën të dielën e 5 qershorit. Ndërkohë, Carroll e arriti pafajësinë dhe faljen: tradhti nuk kishte, ato foto ishin thjesht një aksident, të bëra pa qenë ai i ndërgjegjshëm, kështu që martesa është kurorëzuar rregullisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *