• |
ide | kryesore

Goditje tjetër për Putin, vritet në luftime gjenerali i lartë i ushtrisë ruse

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve më të lartë të Moskës gjatë luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Gjeneral Major Roman Kutuzov u vra duke udhëhequr një sulm në një vendbanim ukrainas në rajon, tha një reporter i Rossiya 1.

Alexander Sladkov tha se Gjenerali Kutuzov kishte komanduar trupat nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut, raporton BBC. Nga ana tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar raportet.

Ushtria e Ukrainës konfirmoi gjithashtu vrasjen e gjeneralit Kutuzov, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave.

Vdekja e tij vjen pasi thashethemet qarkulluan në mediat sociale se një oficer i dytë i lartë, gjenerallejtënant Roman Berdnikov, komandant i Ushtrisë së 29-të, u vra gjithashtu në luftime gjatë fundjavës.

Deri më tani, Moska ka konfirmuar vdekjen e tre gjeneralëve të lartë. Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se të paktën shtatë komandantë të lartë janë vrarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *