• |
ide | kryesore

Meta flet për marrëdhëniet me Berishën: Nuk janë krisur ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta foli kritikat e Sali Berishës pas firmës në Stamboll për dekretin e heqjes së gradave për gjeneral Bajram Begajn.

A ka një krisje të marrëdhënies mes tyre? Meta e mohoi duke thënë se Sali Berisha e surprizon gjithnjë dhe se mbetet krijues jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në letërsi.

Meta tha se nëse Sali Berisha mendon se ai ka shkelur Kushtetutën, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane.

“Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të.

Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mirë t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane” – deklaroi Meta.

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, me falni per modestinë, por ai është Ilir Meta” – tha presidenti në largim.

I pyetur për këtë qëndrim të presidencës, Berisha nuk e fshehu ironinë: “Ai më ngjau mua me Ali Pashën, kokën në Stamboll dhe trupin në Janinë”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. jane te dy hajdute dhe kriminel prandaj dhe mardheniet nuk krisen Pjerdhin te dy ne nje poc po burgun e kane afer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *